Lulzim Peci
Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i KIPRED, Hulumtues i Lartë
lulzim.peci@kipred.org, lulzim.peci@gmail.comz. Lulzim Peci ka fituar titullin e M.A. në Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Institutin Universitar Ortega y Gasset në Madrid (Spanjë). Ai është themeluesi kryesor dhe Drejtor Ekzekutiv i KIPRED-it. Në të kaluaren, z. Peci ka shërbyer si Ambasador i Kosovës në Stockholm nga dhjetori 2009 deri në qershor të vitit 2013.
Kosovo’s Independence and NATO’s intervention in former Yugoslavia are part of Putin’s routine discourse on assault against Ukraine. First, in the illegal annexation of Crimea in 2014, and then again, for justifying the whole-scale military aggression in Ukraine and the recognition of the independence of Donetsk and Luhansk regions in February 2022. Efforts to draw any analogy between Kosovo and the territories of Ukraine that Russia has annexed are misleading and manipulative. These cases are totally different in historical, legal, and political aspects. If anything, the Opinion of the International Court of Justice on Kosovo’s declaration of independence proves the opposite of Russia’s argument, which is exactly what this paper aims to deconstruct.
Qëllim i këtij punimi është ta dekonstruktojë idenë e bashkimit eventual mes Shqipërisë dhe Kosovës duke i analizuar modalitetet e ndryshme të kësaj çështjeje. Për këtë qëllim, në veçanti janë analizuar konsideratat e brendshme dhe ato ndërkombëtare që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në fizibilitetin dhe qëndrueshmërinë e idesë së bashkimit mes dy vendeve. Me theks të veçantë, ky punim hedh dritë në implikimet e bashkimit të të dyja vendeve në raport me Kombet e Bashkuara (KB), Organizatën e Traktatit Veri - Atlantik (NATO) dhe Bashkimin Evropian (BE).
Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, vendi ballafaqohet me një numër sfidash. Një nga çështjet më sfiduese paraqet trajtimi i komunitetit serb të Kosovës. Pavarësia e Kosovës ka ndikuar drejtpërsëdrejti tek shqiptarët dhe serbët si dhe në marrëdhëniet e tyre të brishta.