Në këtë tryezë morrën pjesëanëtare nga institucionet kyçe tësundimit te ligjit në Kosovë nga niveli qendror dhe lokal si: Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit,Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Njësia e Inteligjencës Financiare të Kosovës, Gjykatat Themelore (Pejë, Gjakovë), Prokuroritë Themelore (Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë), Shërbimi Sprovues (Pejë), EULEX,përfaqësues të Zyrës Ndërlidhëse së BE-së në Kosovë si dhe përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile.
Fillimisht, u prezentuan të gjeturat fillestare të projektit nga ana e KIPRED dhe SiV, për të vazhduar më tej me diskutimet e akterëve të pranishëm në tryezë.
“Vërehet se puna për plotësimin e kritetereve të BE-së për liberalizimin e vizave po merret me shumë seriozitet dhe disa nga institucionet kanë ndërmarrë hapa konkrete siç janë planet e veprimit për adresimin e këtyre kritereve. Megjithatë, faza e pare e hulumtimit tone ka evidentuar se institucionet e sundimit të ligjit ende po përballen me disa sfida qe kryesisht kane te bejne me implementimin e kritereve te kerkuara si dhe disa probleme te natyrës teknike” – tha znj. Ariana Qosaj-Mustafa, menaxhere e këtij projekti dhe njëkohësisht hulumtuese e lartë në KIPRED.
Pjesëmarrësit në tryezë u pajtuan me gjetjet fillestare nga KIPRED dhe shprehen mendimet e tyre në lidhje me zgjidhjet më efikase të problemeve që po hasim ne si shtet në rrugëtimin drejt BE-së. Edhe sipas përfaqësuesve të institucioneve të pranishme, ana implementuese dhe teknike paraqet një sfidë te konsiderueshme, mirëpo është duke u punuar shumë që këto probleme tëtejkalohen sa mëshpejt.