KIPRED ka kënaqësinë të njoftojë se Hulumtuesi i Lartë i Institutit, z. Artan Venhari, është emëruar Zëvendës i Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës. Z. Venhari do të marrë këtë post më 3 shtator 2012. Z. Venhari, përveç përgjegjësive të Zëvendësit, do të ketë edhe rol special në zhvillimin e mëtutjeshëm të Auditimit të Performancës.
Instituti KIPRED ka kryer një studim mbi nivelin e demokratizimit të partive politike në Kosovë duke identifikuar të arriturat e sfidat si dhe hapat që duhet ndërmarrë për të përmirësuar demokracinë brenda partive politike dhe kornizën ligjore brenda së cilës veprojnë partitë politike.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike (KMFP) i Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga 19 deri më 23 qershor ka qëndruar në një vizitë studimore në Republikën e Sllovenisë.
Prizren, 28 shkurt 2012 - Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave ka nisur fushatën për avokimin e reformës zgjedhore.
Prishtinë, 8 shkurt - Njoftimi i Grupit Ndërkombëtar Drejtues se procesi i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës mund të përfundoj kah fundi i viti 2012 vuri në theks urgjencën e zgjedhjes dhe të re-integrimit të veriut të Kosovës me pjesën tjetër të shtetit.
Fokusi i këtij punimi është te marrëdhëniet në mes të komuniteteve të shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve të Kosovës, jo vetëm për shkak se këto janë dy komunitetet më të mëdha në vend, por gjithashtu se janë edhe më të armiqësuarat. Ky punim thekson sfida