Publikimet

Kërko publikimet

  • Qershor 2020 Lulzim Peci
  • Maj 2020 Lulzim Peci
  • Maj 2020 Lulzim Peci
  • LAJMËRUESIT E DEZINFORMATAVE PËR KOSOVËN MEDIAT RUSE SHKURT 2020

    Dezinformatat e gjeneruara në shkurt të vitit 2020 nga Ministria e Jashtme Ruse, synojnë qartë që ta paraqesin një pamje të mjegulluar të pozitës së komunitetit serb dhe të gjendjes ndëretnike në Kosovë. Kjo bëhet me qëllim të paraqitjes së Kosovës si një shtet që i shtyp komunitetet pakicë dhe që e ka një potencial të lartë të shpërthimit të dhunës etnike, si dhe për t’ia rrënuar themelet, si shtetësisë së Kosovës, ashtu edhe përkrahjes së Perëndimit për të.

    Prill 2020 Lulzim Peci
  • LAJMËRUESIT E DEZINFORMATAVE PËR KOSOVËN MEDIAT SERBE SHKURT 2020

    Qëllimi i dezinformatave të prodhuara në shkurt të vitit 2020, nga ana e mediave të përzgjedhura serbe, në raport me Kosovën, tregon që këto janë të përqendruara në mohimin e krimeve të luftës të kryera nga forcat e armatosura serbe gjatë konfliktit të viteve 1998–1999, në përllogaritjen e gabuar të numrit të refugjatëve serbë që e braktisën Kosovën pas luftës, në diskreditimin e udhëheqësisë dhe të institucioneve të sigurisë në Kosovë dhe të asistencës së dhënë Perëndimore, si dhe në projektimin e Kosovës dhe të Malit të Zi si dy shtete problematike

    Prill 2020 Lulzim Peci
  • LAJMËRUESIT E DEZINFORMATAVE PËR KOSOVËN MEDIAT RUSE JANAR 2020

    Dezinformatat që u prodhuan gjatë janarit të vitit 2020 nga mediat e përzgjedhura ruse dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse në raport me Kosovën, tregojnë që përqendrimi i tyre është në rrënimin e themeleve të shtetësisë së Kosovës, të përkrahjes së vendeve Perëndimore, dhe të ndërtimit të saj të shtetit demokratik. Kjo bëhet duke e paraqitur Kosovën si një krijesë shtetërore që është krijuar përmes “gjenocidit” kundër popullatës së vet serbe, të përkrahur nga vendet Perëndimore, duke i mohuar krimet e luftës që Serbia i ka bërë në Kosovë, duke bërë krahasime të gabuara dhe çorientuese të shtetësisë së Kosovës me aneksimin e Krimesë nga Rusia, si dhe duke e paraqitur Kosovën si një kërcënim për sigurinë rajonale

    Prill 2020 Lulzim Peci
  • LAJMËRUESIT E DEZINFORMATAVE PËR KOSOVËN MEDIAT SERBE JANAR 2020

    Qëllimi i dezinformatave flagrante të gjeneruara në janar të vitit 2020 nga mediat e përzgjedhura serbe në raport me Kosovën tregon që këto dezinformata janë të përqendruara në mohimin e krimeve të luftës që janë kryer nga forcat e armatosura serbe gjatë konfliktit të viteve 1998–1999, në diskreditimin e udhëheqësisë dhe të institucioneve të sigurisë së Kosovës si dhe të asistencës së dhënë Perëndimore, në projektimin e Kosovës dhe të Malit të Zi si shtete problematike, dhe në interpretimin e bashkëpunimit rajonal ndërkufitar të përkrahur nga BE-ja midis Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë si një përkrahje të cilën Mali i Zi e bën për krijimin e shtetit fantazmë të “Shqipërisë së Madhe.”

    Prill 2020 Lulzim Peci
  • DEKONSTRUKTIMI I IDESË SË BASHKIMIT E ARDHMJA E MARRËDHËNIEVE NË MES KOSOVËS DHE SHQIPËRISË

    Qëllim i këtij punimi është ta dekonstruktojë idenë e bashkimit eventual mes Shqipërisë dhe Kosovës duke i analizuar modalitetet e ndryshme të kësaj çështjeje. Për këtë qëllim, në veçanti janë analizuar konsideratat e brendshme dhe ato ndërkombëtare që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në fizibilitetin dhe qëndrueshmërinë e idesë së bashkimit mes dy vendeve. Me theks të veçantë, ky punim hedh dritë në implikimet e bashkimit të të dyja vendeve në raport me Kombet e Bashkuara (KB), Organizatën e Traktatit Veri - Atlantik (NATO) dhe Bashkimin Evropian (BE).

    Mars 2020 Lulzim Peci Agon Demjaha Valdrin Ukshini