Misioni
Misioni i KIPRED-it është promovimi dhe konsolidimi i demokracisë dhe i vlerave demokratike në Kosovë dhe në rajon përmes hulumtimeve të pavarura, zhvillimit të kapaciteteve, dhe ndërtimit të institucioneve.
Objektivat
- Të bëjë dhe të zhvillojë hulumtime të pavarura të politikave publike në fushën e qeverisjes demokratike, dhe të çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe të sigurisë
- Të ndikojë në proceset e politikë-bërjes publike
- Të ndërtojë institucione përgjegjëse publike
- Të ofrojë mësime të nxjerra në ruajtjen e paqes, ndërtimin e paqes, ndërtimin e institucioneve, zhvillim dhe tranzicion pas konflikteve
- Të ofrojë burime për zhvillimin e hulumtimeve profesionale dhe analizave cilësore në politikat publike dhe shkencat shoqërore.
Puna e KIPRED-it mbështetet në vlera parimore siç janë: sundimi i parimeve demokratike; paanshmëria e plotë; bashkëpunimi me institucionet publike dhe grupet e qytetarëve për promovimin e demokracisë; dhe bashkëpunimi me institucione të natyrës së ngjashme, si vendore, rajonale ashtu edhe ndërkombëtare.