Lajmet

Lajmet e fundit

  • Lajmet tjera

  • 12 Nëntor 2013

    Dokumentar për projektin Votuesit e së Ardhmes të Kosovës

    Votuesit e së Ardhmes të Kosovës është një projekt inovativ i edukimit qytetar që i përgatit nxënësit të votojnë së bashku me prindërit e tyre në zgjedhjet e simuluara.

  • 31 Tetor 2013

    Një vit pas përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur: stagnimi i Kosovës

    Një vit pas përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur Kosova e gjen veten në një rrugë qorre. Përfundimi i parakohshëm i pavarësisë së mbikëqyrur, i përshëndetur me sukseset që nuk janë arritur, ka manifestuar përkushtimin dukshëm të zvogëluar të sponsorëve të pavarësisë së Kosovës në përmbushjen e suksesshëm të misionit të dikurshëm të përbashkët Kosovë-Perëndim për legjitimitet të plotë ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Rruga për arritjen e këtij qëllimi është zhvendosur në dialogun e Kosovës me Serbinë, “të lehtësuar” nga BE-ja.

  • 19 Korrik 2013

    Peticioni i qytetarëve i dorëzohet Presidentes

    Prishtinë, 19 korrik 2013 - Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Grupi i Rrjetit të Grave të Kosovës, Community Building Mitrovica, Syri i Vizionit, EC Ma Ndryshe dhe INPO, dorëzuan sot në Presidencë Peticionin e qytetarëve me 12,764 nënshkrime të cilët kërkojnë ndryshimin e Projektligjit për Amnisti, së bashku me kërkesën për kthimin e këtij Projektligji në Kuvend.

  • 05 Korrik 2013

    Zbatimi i marrëveshjes së dialogut politik Kosovë-Serbi

    Prishtinë, 5 korrik 2013 – Instituti KIPRED ka organizuar konferencë për media në të cilën është prezantuar raporti analitik “Zbatimi i Marrëveshjes së Dialogut Politik Kosovë-Serbi”.

  • 04 Korrik 2013

    Letër e hapur e shoqërisë civile të Kosovës mbi ligjin për amnisti

    Për: Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë / PSBE, Shefi i Misionit të EULEX-it, Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë ë Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Italisë.

  • 04 Korrik 2013

    Letër e Hapur Deputetëve të Kuvendit për Ligjin për Amnisti

    Te nderuar deputetë te Kuvendit të Republikës së Kosovës,

    Pas shqyrtimit që Instituti KIPRED i ka bërë projektligjit për amnistinë, jemi shumë të shqetësuar për pasojat afatgjate që mund t`i ketë vendi dhe shoqëria jonë nga aprovimi i tij në seancën e Kuvendit të Kosovës që do të mbahet të enjten me 4 korrik 2013. Projektligji për Amnisti i propozuar nga Ministria e Drejtësisë, gjegjësisht Qeveria e Republikës së Kosovës, është i paprecedent. Ai liron nga përgjegjësia kryesit e më shumë se 69 veprave penale në raste, kohë, dhe rrethana të ndryshme.