Këtë javë trajnime janë mbajtur me degën e AAK-së në Klinë dhe Fushë Kosovë, si dhe me atë të LDK-së në Fushë Kosovë. Deri në fund të muajit qershor janë planifikuar edhe pesë trajnime të tjera me partitë më popullore në komunën e Gjakovës, Gjilanit, Klinës, Fushë Kosovës dhe Novobërdës. Përveç interesimit për kornizën ligjore, pjesëmarrësit kanë treguar interesim të veçantë edhe për transparencën financiare si dhe përfshirjen e anëtarësisë në vendim-marrje.

Programi i KIPRED-it për parti politike është aktiv që nga viti 2002. Aktualisht ky program përmban tetë module të ndryshme, kurse plotësimi me module të reja bëhet në bazë të nevojave të identifikuara nga studimet dhe analizat e KIRPED-it.

 

Shpërndaje këtë artikull