Shtatë marrëveshjet “teknike” janë arritur gjatë periudhës mars 2011 dhe shkurt 2012, para nisjes së dialogut politik në nivelin e kryeministrave që filloi në tetor të vitit 2012. Kjo analizë është e përqendruar vetëm në Kosovë dhe vështron hapat që janë ndërmarrë nga institucionet kombëtare për zbatimin e marrëveshjeve.

Dialogu Kosovë-Serbi ka qenë një temë polarizuese në Kosovë dhe ka mbizotëruar debatin e brendshëm politik gjatë dy e gjysmë viteve të fundit. Për dallim prej dialogut politik, që ka mbështetje më të gjerë politike, dialogu teknik pat ndërsyer tërë opozitën, shoqërinë civile dhe mediet e pavarura të vendit kundër procesit dhe rrjedhimisht kundër Qeverisë. Në të njëjtën kohë, Qeveria, e pafuqishme që të zotëroj procesin dhe të marrë udhëheqjen në të, e ka parë dialogun si mënyrë të vetme për të treguar “pro-evropianizmin” e saj dhe të fitoj pak besueshmëri në Bruksel dhe tek shtete anëtare të BE-së. Kur pat filluar dialogu teknik, Kosova sapo kishte zgjedhur qeverinë qendrore, të njollosur nga shpërdorimi masiv i zgjedhjeve nacionale të vitit 2010 dhe të stigmatizuar nga raporti i KiE-së mbi trafikimin e organeve. Përballë këtij sfondi, dialogu me Beogradin dhe bashkëpunimi i Kosovës kanë qenë mundësitë e vetme për udhëheqjen qeverisëse që të fitoj pak besueshmëri në raport me Bashkimin Evropian.

Dialogu u bë mjeti kryesor matës dhe i kushtëzimit të BE-së për të matur përparimin si të Kosovës ashtu edhe të Serbisë drejt BE-së dhe politika kryesore e “karotës dhe shkopit” e Perëndimit për të parë “normalizimin” e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, përfshirë sjelljen e tyre në proces dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Periudha e mbuluar për monitorimin e zbatimit të marrëveshjeve ishte nga dhjetori i 2012-ës deri në maj të 2013-ës.

Shpërndaje këtë artikull